Observatori i Agjendës Digjitale – Hulumtim i gjendjes aktuale/themelore për zhvillimin e e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor 2020

Janë njohur përpjekjet për të siguruar Internet me Bandë të Gjerë për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por vendet duhet të jenë më të kujdesshme në azhurnimin e dokumenteve të tyre strategjike dhe rregullatore. Vendet janë vonë në miratimin e akteve ligjore, e ngecin edhe më shumë në zbatimin e inovacioneve. Duke pasur parasysh natyrën e procesit të digjitalizimit, ai duhet t’i ndjekë kërkesat e tregut, përndryshe do të mbetej i vjetruar dhe shumë i shtrenjtë. Për më tepër, këto përpjekje duhet të plotësohen me një fushatë ambicioze për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përfitimet e digjitalizimit. Pasi që në këtë moment të gjitha vendet përballen me paqëndrueshmëri politike si dhe me zgjedhje në këtë vit, të shoqëruar me krizën e pandemisë, ekziston frika për ngadalësimin e progresit në përkushtimin për zbatimin e Agjendës Digjitale. Nëse qeveritë e reja vendosin të mos e vendosin atë në listën e prioriteteve të tyre, ndërprerja e procesit do të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e tij.

Digjitalizimi i shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor varet kryesisht nga aspekti financiar, ndërsa shumica e shërbimeve elektronike të ofruara (e-shërbimeve) janë të destinuara për sektorin e biznesit. Qeveritë duhet të inkurajohen që t’i përcaktojnë kriteret e tyre për futjen në përdorim të shërbimeve të e-qeverisjes duke u bazuar në nevojat e qytetarëve. Paralelisht me këtë, duhet të bëhen më shumë përpjekje për arsimimin e qytetarëve, edukimi digjital i të cilëve aktualisht është i ulët, për t’u mundësuar atyre t’i kuptojnë përfitimet e digjitalizimit.

Digjitalizimi është një pjesë integrale e reformës së administratës publike. Ai ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e administratës dhe në kursimet e buxhetit. Ndërmarrja më e madhe për të gjitha vendet është interoperabiliteti i të gjitha bazave të të dhënave që i kanë institucionet e ndryshme qeveritare. Pasi të përfundojë ky proces, qytetarët do të jenë në gjendje të marrin çdo shërbim administrativ thjesht duke filluar një procedurë online, ndërsa pjesa tjetër e procesit është e automatizuar. Deri më tani, qeveritë kanë ofruar zgjidhje të pjesshme, me pak a shumë sukses, ndërsa disa pjesë të procedurës mbështeten në administratën publike tradicionale.

Rezistenca ndaj digjitalizimit pjesërisht vjen nga sistemimi i nëpunësve publikë. Reforma nënkupton ndryshimin e rutinës së tyre afatgjatë, nevojën për arsimim, ndryshimin e procedurave, përshtatjen ndaj teknologjive të reja, etj. Ekziston një hendek midis gjeneratave në mësimin me e-teknologjitë dhe ajo që është në mënyrë të pashmangshme normale dhe e lehtë për brezat e rinj mbetet e vështirë për ata që janë njohur me teknologjinë në moshë të shtyrë.

Duke qenë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe se ende duhet të harmonizohen me standardet e BE-së sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit, Agjenda Digjitale mbetet një nga segmentet për të cilën do të punohet.

Ky hulumtim është pjesë e Observatorit të Agjendës Digjitale dhe është realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA “ të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut) si partner kryesor, Akademia për e-Qeverisje (Estoni), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi) OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja Mjaft! (Shqipëri). Temat që i trajton raporti kanë të bëjnë me kapitujt e rëndësishëm për Agjendën Digjitale, në veçanti Kapitullin 10 – Shoqëria Informatike dhe Mediat të legjislacionit të BE-së, me qëllim të inkurajimit dhe ri-ngritjes së çështjeve të Agjendës Digjitale të Ballkanit Perëndimor në Agjendën e BE-së

_____________________________________________________________________________________

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Llogaridhënie, Teknologji dhe Rrjet i Institucioneve të Hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor […]